GREQI

Sot mediat greke kanë shkruar se një burrë 51 vjeç me origjinë shqiptare është vrarë në vendin e punës. Dyshohet se atë e kanë ekzekutuar disa grabitës. Ngjarja ndodhi në Koridhalos.

Mediat greke japin detaje nga ngjarja që ndodhi mbrëmë në kryeqytetin helen. Vajza e viktimës kishte marrë një telefonatë rreth orës 02.40 minuta nga i ati dhe ai i kishte thënë se po kërcënohej nga disa grabitës. Vajza ka shkuar me vrap në vendngjarje, por ishte tepër vonë.

Burri ka marrë goditje në kokë, u transportua në spital, por vdiq gjatë kohës që po transportohej. Hetuesit janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e vdekjes së burrit me origjinë nga Shqipëria.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb