SHKUP-Mediat greke kanë shkruar për deklaratën e djeshme të kryeministrit të Maqedonisë lidhur me mundësinë për ndryshimeve kushtetuese. Disa prej titujve kryesore ishin:

Zaev: “Ndryshimi i mundshëm i Kushtetutës për integrimin në BE”
“Ne do ta hapim Kushtetutën përballë integrimit në BE”
“Mundësia e rishikimit të Kushtetutës së IRJM=së”
“Zaev nuk përjashton mundësinë e rishikimit të Kushtetutës”.

“IRJM duhet ta hapë çështjen për Kushtetutën e saj, para itegrimit të saj në BE, si të gjithë anëtaret e Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev”, shkruan “Kathierini.

Tv “Skaj” grek në webin e saj zyrtar, shkruan se “kryeministri i Shkupit Zoran Zaev e ka lënë të hapur mundësin për rishikim të Kushtetutës së vendit”.

Sipas korrespondentit të AIM-së në Athinë, mediat greke përcjellin qëndrimin e kryeministrit të Maqedonisë në atë që vendimi do të përcaktohet nga institucionet, jo personalisht nga ai ose nga Tsipras, por ato nuk transferojnë pjesën në të cilën Zaev përgjigjet negativisht në pyetjen nëse ndryshimet kushtetuese lidhen me ndryshimin e emrit kushtetues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb