Media greke “Kathimerini” ka shkruar rreth terroristit të dyshuar në Zelandë të Re, Brenton Harrison Tarrant. Sipas saj, Tarrant, akuzuar për sulme vdekjeprurëse masive në dy xhami në shtetin nju-zelandez, e ka vizituar Greqinë në vitin 2016.

Tarrant ka qenë në ishujt grekë të Kretës dhe Santorinit e se kishte hyrë në territorin helen dy herë. Autoritetet në Bullgari, Turqi, Kroaci dhe Hungari gjithashtu kanë konfirmuar vizitat e Tarrantit në periudhën 2016-2018, pasi ai me sa duket studioi betejat mes të krishterëve dhe perandorisë osmane.

“Në lidhje me kriminelin 29-vjeçar të sulmit terrorist në Zelandën e Re më 15 mars 2019, u zbulua se ai kishte hyrë në vendin tonë dy herë në vitin 2016 për fluturimet tranzit (29 nëntor 2016 dhe 10 dhjetor 2016). Për më tepër, në të njëjtin vit (20 mars 2016) hyri në vendin tonë në një fluturim nga Stambolli dhe qëndroi për disa ditë në Heraklion, Kretë dhe Santorini “, tha policia helene në një deklaratë të lëshuar të dielën.

Policia e shtetit grek po heton çdo telefonatë që ai ka bërë ose blerje, në kohën që ka qëndruar në Greqi. Në armën e Tarrant ishte shkruar fjala greke ΤΟΥΡΚΟΦΑΓΟΣ. Kjo fjalë përthehet ose ka kuptimin “vrasës turk”. Këtë fakt e ka vërejtur edhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb