GREQI- Brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të dorezohet për familjarët trupi i eksremistit grek Kostandino Kacifa, i cili mbeti i vrarë nga RENEA ne Bularat të Gjirokastrës pas dyluftimit për të mos u dorëzuar.
Sipas mediave greke, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili kishte theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Kacifas familjes për të bërë varrimin në Bularat.
Protothema shkruan se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.
NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.
(d.d/BalkanWeb)