Në mungesë të zyrtarizimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, nga ana tjetër e Adriatikut vijnë zëra të tjerë sa i takon stolit të Kombëtares së Shqipërisë, konfirmime që vijojnë të konfirmojnë firmën e Edi Rejës në krye të kuqezinjve.

“Napolionline” e bën të sigurt firmën e Edi Rejas, mes ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që sipas këtij portal, apo edhe mediave shqiptare pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme në krye të stolit kuqezi.

Sipas gazetarit italian Xhanluka di Marzo, të mërkurën pritet takimi final mes Dukës dhe Rejas, për të caktuar detajet e fundit të marrëveshjes mes trajnerit dhe presidentit të FSHF-së. Duka kërkon një kontratë dyvjeçare me teknikun e lindur në Gorica, ndërsa vetë Reja preferon një angazhim një vjeçar. Por gjithsesi, këto detaje duken lehtësisht të kalueshme.

Vetë presidenti Duka, në pëfundim të Asamblesë së Përgjithshme, e cila zhvilloi punimet e saj ditën e sotme, u shpreh se “ende nuk ka asgjë përfundimtare sa i takon trajnerit të ri” dhe se “me përfundimin e asamblesë, tashmë do të mund t’i përkushtohet çështjes së stafit të Kombëtares kuqezi”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb