Për zyrtarizimin e titullit të tetë radhazi mungon vetëm matematika, por praktikisht trofeu më i rëndësishëm i futbollit italian do të mbetet në shtëpinë e Juventusit. Me fitoren 2-1 në transfertën e rivalëve direktë të Napolit, skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri thelloi në 16 pikë distancën në krye të renditjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deri në fund të sezonin në Serie A janë edhe 12 ndeshje për t’u luajtur, pra 36 pikë në lojë. Por pavarësisht numrave, fati i titullit kampion vulos në mbrëmjen e së dielës në “San Paolo”. Të bindura për këtë janë mediat italiane, të cilat bëjnë të ditur se Juventus e ka “vrarë” përpara kohe garën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb