Stadiumi i që po ndërtohet në rrënojat e “Qemal Stafës” në kryeqytet ka bërë sensacion edhe në mediat italiane. “La Repubblica” përmes reporters së saj në Tiranë, Evi Recit, ka treguar me detaje ecurinë e punimeve, më pas ka sqaruar sesi është çmontuar fasada e stadiumit, i cili do të vendoset në brendësi të “Arenës Kombëtare”.

Në prestigjozën italiane bëhet e qartë se ky është një projek që flet sipas stilit fiorentin, ndërsa studioja që po punon në planin e arkitekturës së stadiumit është “Archea Associati” me arkitekt Marco Casamonti. “Qemal Stafa”, tashmë i shpërbërë ishte projektuar në 1939 nga një tjetër arkitekt fiorentin, Gherardo Bosio i thirrur në Shqipëri nga Musolini.


“Jemi në Tiranë dhe po vëzhgojmë punimet në stadiumin e ri që po ndërtohet në kryeqytetin e Shqipërisë, pikërisht ish-‘Qemal Stafa’ që do të quhet tashmë ‘Arena Kombëtare. Po shohim se punimet po ecin me ritme të shpejta. Fasada e vjetër është çmontuar, pikërisht ajo që do të montohet në brendësi të stadiumit. Ky stadium nuk do të jetë thjesht një impiant sportiv ku mund të shihen ndeshjet e futbollit që do të zhvillohen aty, por edhe një qendër multi-funksionale, ku do të gjejmë palestra, zyra, hotel, restorant e të tjera shërbime të nevojshme për vizitorët.

Ne jemi këtu për të ndjekur ritmet e punimeve dhe si po procedohet. Shpresojmë që gjithçka të ecë sipas programit. Kujtojmë se në ditët e fundit është gjetur edhe një tunel në hapësirën e stadiumit. Një tunel, i cili sipas hipotezave të ngritura mund të jetë ndërtuar në kohën e komunizmit, ose në periudhën e pushtimit italian”, mbyll reportazhin e saj Evi Reci, një personazh që në Shqipëri njihet si këngëtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb