Mediat kryesore në Apenine nuk kanë vonuar të publikojnë shkarkimin e Kristian Panuçit nga stoli i Kombëtares së Shqipërisë. “Lajmin e ka dhënë federata menjëherë pas humbjes 2-0 ndaj Turqisë,” shkruan “La Gazzetta Dello Sport”, që më pas vijon “Humbja shtëpiake me Turqinë ka sjellë shkarkimin e Panuçit, që zëvendësoi në këtë detyrë Xhani De Biazin. Kombëtaren do ta drejtojë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema”.


Edhe Sportmediaset.it ka njoftuar shkarimin e Panuçit. “Mbyllet në më pak se dy vite aventura e Panuçit në stolin e Shqipërisë. Fatale për teknikun italian ishte humbja ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të grupit H të eliminatoreve të Euro 2020”.


  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: