ITALI


Media e madhe italiane “La Stampa” ka bërë një përmbledhje të “biznesit” të prostitucionit në Itali. Kjo media shpjegon sesi bëhet rekrutimi dhje më pas shfrytëzimi seksual i femrave në rrugët e shtetit fqinj.


Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqipatrët që drejtojnë trafikun e prostitucionit e dinë se edhe nëse arrestohen, nuk dënohen më shumë se 2 vjet burg, që me zbritjet që bën drejtësia, i bie të merret një dënim prej 16 muajsh burgim, shkruajnë mediat italiane. Në këtë “biznes” ka prostituta të kombësive të ndryshme, ka punë të detyruar, shfrytëzim seksual, shantazhe dhe burgosje.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht dënimeve të disa bosëve të prostitucionit edhe me vite të tëra burgim, kur gjenden fajtor për shkelje të rënda, sërish ky “biznes” lulëzon rrugëve të Italisë. “Të burgosurat e “djemve te dashuruar”  janë  në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. ”

La Stampa shkruan se klanet mafioze shqiptare kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina  etj. Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune.

Por në kurthin e “lover boys” bien dhe vajza italiane. 60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 20 % online e 40 % në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës. Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë. Në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë viktima të shfrytëzuar nga mafia e prostitucionit.

(d.xh/Balkanweb)