PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do ta shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviç. Lajmi bëheti ditur nga burime të “KosovaPress”, sipas të cilave mësohet se kryeministri me anë të një konference për media do të njoftojë opinionin për shkarkimin e Jabllanoviçit.

“Sot në rreth orës 15:00 apo 16:00, kryeministri do të mbajë një konferencë për media aty do të njoftoheni për zhvillimet e fundit, mes të tjerash edhe për Jabllanoviqin”, ka thënë burimi.

Po i njëjti burim thotë se, Mustafa i ka dhënë afat Jabllanoviçit që deri në mes ditë të vendosë për të dhënë dorëheqjen, në të kundërt do të shkarkojë.

Dalja në konferencë e kryeministrit është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: