SHBA- I vjen fundi martesës 13-vjeçare të aktores së famshme Julia Roberts me kameramanin Daniel Moder. Nga martesa e tyre në vitin 2002 ata kanë 3 fëmijë së bashku. Lajmi për divorcin është përhapur nga burime të revistës “OK, sipas së cilës Danny mendon se mes tyre nuk ka një partneritet të vërtetë.


Sipas burimeve Julia është tepër nervoze këto kohë, bërtet kot më kot dhe më pas kërkon falje, Por kjo situatë e ka lodhur partnerin e saj. Ata madje i kanë nxjerrë dy shtëpitë e tyre në shitje, duke përfshirë edhe apartamentin që kushtoi 4.5 milionë $ në Nju Jork, duke treguar se divorci i tyre është shumë pranë.


(ma.ar/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: