LONDER – Gjendja shëndetësore e Dukeshës Kate Middleton po mban në ankth familjen mbretërore dhe të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi flitet se shtatzënia e dytë e saj mund të jetë në rrezik.

“Daily Mail” shkruan se Dukesha Kate vjell shumë herë në ditë dhe ka humbur shumë në peshë, duke bërë që mjekët të shqetësohen për ecurinë e shtatzënisë.

Edhe kur ishte në pritje të djalit të saj George, Kate pati probleme gjatë tremujorit të parë dhe u detyrua të qëndronte për disa javë në spital. Por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe tashmë George gëzon shëndet të plotë.

Por këtë herë gjendja e saj është akoma më e rëndë. Mësohet se Dukesha ka anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare dhe po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj në Bucklebury, ku mund të jetë më e qetë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb