“Eksperienca e tyre me vezë dhe gaz lotsjellës ka mbërritur edhe në Tiranë. Disa nga studentët që qëlluan me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama, vinin nga Kosova dhe protestonin kundër ligjit për arsimin e lartë”,- kështu shkruan sot portali Express.

Të ndaluarit nga policia janë: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Çipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.

“Policia e qeverise se privateve ka arrestuar pak me pare kater aktiviste te Levizjes Per Universitetin se bashku me tre aktiviste te Klubit Politik nga Kosova. Aktivistet ishin mbledhur para Fakultetit te Shkencave Sociale per te protestuar kunder nje konference te mbyllur mbi biznesin ku do merrte pjese edhe kryeministri Rama. Pas mbarimit te konferences aktivistet kane goditur kryeministrin Rama me veze dhe ne ate moment policia ka nderhyre duke shoqeruar tete prej tyre ne Komisariatin nr 2. Aktivistet thone se gjate rruges policia ka ushtruar dhune fizike.

Levizja Per Universitetin denoncon dhunen qe eshte ushtruar mbi aktivistet nga policia e qeverise se privateve. Qeveria perdori policine e shtetit per te kaluar forcerisht nje reforme qe pasuron privatet. Tashme qeveria po perdor dhunen policore per te ruajtur privelegjet e privateve. Ju bejme thirrje te gjithe studenteve, pedagogeve, aktivisteve te shoqerise civile dhe qytetareve qe ta denojne kete arrogance qeveritare dhe ti bejme thirrje per lirimin e menjehershem te aktivisteve Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku,” thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Universitetin.

Vetëvendosje: Nuk qëlluan aktivistët tanë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me lajmin se aktivistë të kësaj lëvizje qëndrojnë prapa incidentit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili paraditen e sotme u qëllua me vezë nga disa studentë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë për Indeksonline se kjo është shpifje, dhe se prapa këtij aksioni nuk qëndrojnë aktivistët e Vetëvendosjes.

“Lajmi që aktivistët e Vetëvendosjes e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë. Asnjë aktivist i Vetëvendosjes nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje!”, deklaroi Krasniqi, i cili gjithashtu njoftoi se do të paditet portali që ka shkruar se studentët që qëlluan me vezë ishin të Vetëvendosjes.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: