Serbia me çdo kusht po tenton të inskenojë situata, të cilat do të paraqiteshin si katastrofë humanitare në veri të vendit. Burime të sigurta të RTK-së theksuan se këtë të enjte, autoritetet serbe planifikojnë të sjellin ekipe televizive në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok që të bëjnë xhirime me njerëz në gjendje të dëshpëruar.

Mes tjerash theksohet se Serbia do të shpërndajë bukë falas duke paraqitur gjendjen në kushte tepër të vështira. Sipas këtij burimi autoritetet serbe kanë  siguruar 40 persona, të cilët do të krijojnë një inskenim dhe do të shtyhen për të marrë ushqimin, që iu sigurohet nga Serbia. E gjithë kjo skenë do të transmetohet në televizionet serbe.

Edhe ditë më parë mediat kanë raportuar për një plan të ngjashëm të Beogradit zyrtar në veri të Kosovës, i cili do të “paraqiste” një katastrofë humanitare në këtë pjesë të vendit me qëllim që Serbia ta përdorte si “argument” në procesin e bisedimeve me Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb