SHKUP-Një pjesë e mediave në Maqedoni paralajmërojnë mundësinë e arrestimit të liderit opozitar Zoran Zaev.
Sipas paralajmërimeve, MPB ka filluar të punojnë në përpilimin e një padie të re penale kundër Zaev i cili deri më tani dyshohet për “Dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore” dhe “Mitmarrje”.

Sipas MPB-së për këto vepra parashikohet dënim, pasi sipas nenit 317 të Kodit Penal ka të bëjë me “nxjerrjen e sekreteve shtetërore”. Për këtë shkelje të ligjit parashikohet dënim me burgim deri më 10 vite.
Pas shpalosjes së “bombës” së djeshme nga lideri i opozitës Zoran Zaev, e cila kishte të bënte me korrupsionin e shefit të inteligjencës, Sasho Mijallkov, MPB doli me akuzë që Zaev po nxjerr sekretet shtetërore.

Tani MPB del me këtë konstatim, që hap dyshime, nëse po përgatitet arrestimi i Zaevit?, shkruajnë mediat.
Partia më e madhe maqedonase ka reaguar se lideri opozitar Zaev po rrezikon kapacitetet shtetërore të sigurisë dhe se po bashkëpunon me shërbime të huaja kundër interesave shtetërore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: