“Një grup mediatik shqiptar njofton se një prej gazetarëve të tij ka marrë kërcënim nga një person i dyshuar si militant islamik i kërkuar në vendin e tij për terrorizëm”. Kështu e nis raportimin e ngjarjes së rëndë gjigandi mediatik New York Time. Por jo vetëm NY Times, rastin e kërcënimit të gazetares së “Gazeta Shqiptare”, Aurora Koromani e kanë pasqyruar edhe media të tjera ndërkombëtare, si abcNews dhe Associated Press.

Në artikullin e gazetës NY Times raportohet se Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai deklaroi të enjten se autoritetet po e trajtonin këtë kërcënim si serioz ndaj Aurora Koromanit të Gazetës Shqiptare, ndërsa po ofronin mbrojtje për të. “Grupi mediatik, Televizioni News24 deklaroi se Koromani ka mbuluar gjerësisht rekrutimin e myslimanëve shqiptarë për të luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri. Nëntë myslimanë shqiptarë duke përfshirë dy predikues janë në gjyq për të tilla akuza”, shkruan NY Times. Më tej artikulli citon edhe mesazhin kërcënues që ka marrë gazetarja. “News24 deklaroi se Koromani mori mesazh kërcënues ditën e martë ku shkruhej ‘Do ta paguash’”, shkruan më tej NY Times.

Sipas gazetës prestigjioze, rreth dy e treta e popullsisë shqiptare prej 3.2 milion banorësh janë të besimit mysliman. Dhjetëra njerëz besohet se i janë bashkuar luftimeve në Siri, pavarësisht thirrjeve të krerëve fetarë që të mos i bashkohen këtij grupi rebel.

NY Times, artikulli

Associated Press, artikulli

abcNEWS, artikulli

 

 

<strong>(m.k/News24/BalkanWeb)</strong>

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: