Protesta e kësaj të shtune në Tiranë mori pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare, ku fokusi u vendos veçanërisht tek përplasje e protestuesve me policinë. Mediat nga europa dhe deri në Amerikën e largët komentuan edhe kërkesat që ka opozita dhe protestuesit të grumbulluar para parlamentit dhe kryeministrisë.

E përditshmja amerikane “The Associated Press” e nis shkrimin me përplasjen midis policisë dhe protestuesve, kur këta të fundit u përpoqën të mësynë në parlament. “Mijëra protestues të opozitës u mblodhën në bulevardin kryesor të kryeqytetit përballë kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Më pas protestuesit të drejtuar nga lideri i partisë demokratike Lulzim Basha shkuan drejt parlamentit dhe u përpoqën të thyejnë kordonin policor duke hedhur tymuese dhe objekte të tjera në drejtim të policëve”-shkruan Associated Press.

Edhe e përditshmja amerikane “Thë Washington Post” ka komentuar protestën duke vënë theksin tek përplasja mes protestuesve dhe policisë dhe mënyrat që policia përdori për te shpërndarë protestuesit nëpërmjet gazit lortsjellës dhe ujit. Protesta e kësaj të shtune është pasqyruar edhe nga mediat italiane. Agjencia e lajmeve Ansa shkruan se mijëra protestues u mblodhën para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme. Ansa përmed masat e sigurisë gjatë protestës, angazhimin e 1600 oficerëve të policisë, gardhin metalik dhe kamerat e shumta.

Edhe e përditshmja gjermane Der Standard i ka kushtuar protestës një artikull me titull: Dhunë në protestën e opozitës në Shqipëri. Protestuesit u përpoqën të pushtojnë parlamentin, Ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gazlotsjellës shkruan më tej gazeta gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb