Nuk ende një zyrtarizim, por në Portugali janë të sigurtë se karriera sportive e Iker Casillas ka përfunduar. E përditëshmja më e madhe sportive në vend “O Jogo” bën të ditur se portieri spanjoll nuk ka ndërmend të kthehet në fushën e lojës pas infarktit që pësoi 2 majin e shkuar gjatë një séance stërvitore me Porton. Kjo ishte një tronditje e rëndë për portierin, që iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

C 29 Fotogallery 1025753 Imagegallery Imagegalleryitem 29 Image
C 29 Fotogallery 1025753 Imagegallery Imagegalleryitem 29 Image

Pas saj, Casillas mori sigurinë e mjekëve, por nuk ka ndërmend të rrezikojë. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta portugeze, për spanjollin tashmë projektohet një e ardhme si drejtues në klubin e Portos. Atij i është ofruar një post i rëndësishëm nga presidenti Pinto Da Costa, i cili do të shfrytëzojë imazhin e portierit në arenën ndërkombëtare, ku ka fituar gjithçka me Real Madrid dhe kombëtaren e Spanjës.

Iker Casillas Press Conference At Cuf Hospital In Porto
Iker Casillas Press Conference At Cuf Hospital In Porto

Por lajmi I bujshëm i publikuar që në faqen e parë të “O Jogo” ka sjellë reagimin e vetë Casillas. Spanjolli ka përgënjeshtruar gazetën me anë të një postimi në “Tëitter”. “Një ditë edhe unë duhet të tërhiqem nga futbolli, por do ta njoftoj vendimin tim në momentin e duhur. Ai nuk është tani”, shkruan Iker Casillas.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb