PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit nga homologu kosovar Isa Mustafa. Rama dhe kryeministri i Mustafa, me disa nga anëtarët e dy qeverive, ku është edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilluan një takim në ndërtesën kryesore të qeverisë së Kosovës në Prishtinë.
Pas takimit dy kryeministrat Rama dhe Mustafa, së bashku me delegacionet e tyre kanë filluar një drekë pune. Përkundër insistimit të mediave të dy kryeministrat nuk kanë dashur të flasin.
Kreu i Ekzekutivit, zbriti në aeroportin e Prishtinës rreth orës 13:30. Ne takimet me liderët më të lartë të shtetit, kryeministri Rama pritet të diskutoje edhe për Gjykatën Speciale.
(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)