TIRANE

Mbrëmjen e mërkurës këngëtari i njohur Stresi publikoi në Instagram një video së bashku me një vajzë që kërcente në një klub nate. Dhe menjëherë pas kësaj mediat rozë shkruan se këngëtari pas ndarjes nga Keisi ka nisur një histori dashurie me një vajzë tjetër dhe i dhuronte puthje asaj.

Por kjo gjë ka irrituar në maksimum reperin shqiptar i cili ka reaguar me një status në Instastory. “Jeni shumë media fundërrina ju media rozë, ju q*** listën e dasmës, nuk guxon robi të dal nga shtëpia”- shkruan ai duke postuar lajmin se ai ishte parë në klub me një vajzë tjetër.

Kujtojmë që ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Keisi kohët e fundit kanë qenë pjesë e mediave rozë për shkak të ndarjes së tyre.

Stresi
Stresi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: