MOSKE- Takimi ‘historik’ pas 70 dekadash në Shqipëri të një kryeministri serb është komentuar gjerësisht nga mediat serbe, por edhe ato ruse.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë është i një rëndësie vendimtare për stabilitetin e rajonit”. Kështu ka shkruar sot e përditshmja e Moskës ‘Kommersant’.

Në një artikull kushtuar vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranën, gazeta citon se ky është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për shkak se ajo është vizita e parë e nivelit të tillë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe pas 7 dekadash.

Por dhe për vetë faktin se kjo vizitë vjen pas sulmeve të fundit terroriste në Maqedoni, ku sipas gazetës Ballkani priret nga rreziku i një lufte të re. Sipas të përditshmes, normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptar është një hap i rëndësishëm në drejtim të shmangies së skenarëve të rrezikshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: