MOSKE-Sipas mediave ruse, Rusia ka vrarë 600 xhihadistë në një sulm të vetëm ditën e djeshme. Lajmi raportohet nga televizioni Russia Today.
Ata kanë publikuar edhe një video të bombardimeve ruse në bazat xhihadiste në Siri.
Rusia ka lëshuar 18 predha mbi ISIS duke u shkaktuar dëme të mëdha në njerëz xhihadistëve.
Në katër ditët e shkuara Rusia ka kryer mbi 522 goditje duke hedhur 1400 tonë bomba mbi ISIS, ka raportuar ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: