KOSOVË-Ka mbetur vetëm edhe një javë deri më datën 1 gusht, kur sipas medieve serbe, është afati i fundit të cilin e ka dhënë ndihmës-sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Victoria Nuland zyrtarëve kosovar për formimin e Gjykatës Speciale.

Sipas një lajmi të publikuar nga portali “Danas.rs”, ky afat është dhënë gjatë takimit të zyrtarëve kosovarë me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, e cila ishte dje në vizitë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar rikthimin në Kuvedin e Kosovës të ndryshimeve kushtetuese të cilat mundësojnë formimin e kësaj gjykate, para fillimit të pushimeve të kuvendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: