Gazeta serbe, ‘Vecernje Novosti’ raporton se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kosovë “me siguri do të anulohet”.

“Autoritetet në Prishtinë e kanë njoftuar Beogradin se presidentit të Serbisë do t’i ndalohet që ta vizitojë liqenin e Ujmanit (Gazivodës) pasi paraqet provokim përtej të cilit Aleksandar Vuçiç nuk mund dhe nuk dëshiron të kalojë. Presidenti serb është afër vendimit që ta anulojë vizitën në Kosovë dhe se ka urdhëruar ndërprerjen e çdo kontakti me Prishtinë, ndërsa për vazhdimin e bisedimeve të Brukselit, takimi që është planifik”-thuhet ndër të tjera në shkrimin e ‘Novosti’.

Autoritetet kosovare i kanë dhënë leje Vuçiçit që ta vizitojë Kosovën më 9 shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: