SERBI- Mediat serbe raportojë se Beogradi tashmë është në kërkim të Ismail Morinës, i njohur me nofkën “Ballisti”, i cili është i dyshuari kryesor për lëshimin e dronit të famshëm në stadiumin e Beogradit.

Sipas gazetës “Kurir” të Beogradit, ai shëtit lirshëm nëpër Kosovë. Gjithnjë sipas kësaj gazete, policia serbe në bashkëpunim me policitë e tjera të vendeve fqinje, po përpiqet ta arrestojë Ballistin.

Fillimisht spekulohej se Morina fshihej në Itali, së pari në Firence, e pastaj në rrethinë të Leçes, por sipas “Kurir”, meqë rrethi po i “ngushtohet” atje, ai ka ikur në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë.

Sipas kësaj gazete, Morina përmes rrjeteve sociale, ka “provokuar”, pasi javën e shkuar është fotografuar pranë shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: