TIRANE- “Deklarata e kryeministrit shqiptar është jashtëzakonisht e rrezikshme sepse konfirmon që ai është përkrahës i ideologut të së ashtuquajturës “Shqipëri Natyrale” Koco Danaj, i cili një deklaratë të ngjashme e ka bërë në prag të zgjedhjeve 2013 në Shqipëri, kur ka thënë “se do të kemi ose bashkimin me marrëveshje të të gjitha tokave shqiptare ose do të vijë gjenerata e re e shqiptarëve e cila nuk e shmang luftën si alternativë”, bën të ditur faqja on line serbe Alter Meinstrim.

Kjo faqe i referohet kështu deklaratave të kryeministrit Rama rreth së ardhmes Kosovë-Shqipëri, para disa ditësh. Deklarata e Edi Ramës është identike me ideologjinë dhe platformën politike të Koço Danajt e cila bazohet në “bashkimin e të gjitha tokave shqiptare”-shkruan më tej faqja serbe.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: