Mediat serbe vazhdojnë të fantazojnë pas eliminimit të turpshëm nga fushata kualifikuese për në Europianin e vitit tjetër.


Gazeta ‘Kurir’ shkruan se Shqipëria mund të përjashtohet, pasi ka dyshime se ka fiksuar ndeshjen me Armeninë.


Në fakt gazeta i referohet disa raportimeve në median shqiptare, sipas të cilave katër lojtarë armenë kanë marrë nga 500 mijë euro për të shitur ndeshjen. Gazeta shkruan se UEFA ka nisur hetimet dhe i bazohet një zyrtari të lartë të UEFA-s, serbit Dushan Maraviç.


Nëse provohet se ndeshja është shitur, gazeta shkruan se Shqipëria do përjashtohet nga Europiani. Në këtë rast, Serbia shkon në play-off dhe Danimarka shkon direkt në Europian.

Gazeta madje kujton rastin e vitit 1992, kur Danimarka i zuri vendin Jugosllavisë së penalizuar në Europian. Danimarka arriti të shpallet edhe kampione Europe.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: