Mediat serbe  kanë raportuar të gjithë aksionin policor të ndërmarrë sot nga Policia e Kosovës në veriun e Mitrovicës. Sipas asaj që shkruan “Telegrafi.rs”, 23 serbë janë arrestuar, ndërsa forcat blu janë penguar nga serbët, banorë të zonës.

Jozyrtarisht, merret vesh se janë arrestuar deri tani 13 anëtarë serbë të policisë së Kosovës. Ata u arrestuan në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok. Gjithashtu, në aksion kishte edhe të shtëna me armë zjarri. Presidenti i Kosopvës mblodhi menjëherë njerëzit e sigurisë, ndërsa edhe Vuçiç po ashtu mblodhi Këshillin e Sigurisë për situatën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se 23 vetë nga komuniteti serb janë arrestuar gjatë aksionit policor. Serbia ka urdhëruar trupat e saj të jenë plotësisht të përgatitur pas raportit që policia e Kosovës hyri në rajonin e Kosovës të populluar në Kosovë, njofton AP. Sipas mediave serbe, aksioni ishte i madh dhe kishte impakt edhe te popullata.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: