Kosova deri më tani nuk ka bërë kërkesën zyrtare për pranim në UNESCO dhe për këtë arsye nuk është në rendin e ditës të takimit të Këshillit Ekzekutiv që fillon sot.

Në këtë takim caktohet rendi i ditës për Konferencën e Përgjithshme që do të mbahet në nëntor, raporton rts.

Pasi që takimet plenare fillojnë të hënën, shanset që Kosova të bëjë kërkesë janë minimale, ka thënë ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviç.

Tanaskoviç thotë se delegacioni i Serbisë e mban situatën në kontroll porse shton se megjithatë nuk do t’ia lërë asgjë rastit dhe se do të jetë gjithnjë i gatshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: