SERBI

Media serbe B92 ka cituar Kadri Veselin, i cili tha se Nishi ka qenë banuar dikur nga shqiptarët, por serbët i kanë dëbuar dhe i kanë dërguar kryesisht në Prishtinë. Kjo deklaratë e kryetarit të parlamentit të Kosovës është konsideruar nga mediat serbe si një “provokim”.

“Kryetari i Kuvendit i të ashtuquajturës Republika e Kosovës ka përmendur Nishin, duke deklaruar se ky qytet i vjetër serb dikur është banuar me shqiptarë. Ai tha se serbët kanë dëbuar shqiptarët, duke i dërguar ata në periferitë e Prishtinës. Ky është një tjetër provokim që bëjnë parlamentarët shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e gazetës së njohur beogradase.

  • foto galeri
  • foto galeri

Veseli tha se Kosova është e vendosur që të dënojë serbët që kanë kryer krime. Ai është i bindur se formimi i gjykatës për krimet serbe do të mbështetet nga faktorë ndërkombëtarë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb