Mediat serbe kanë publikuar pamjet e para të automjeteve ushtarake serbe që sipas tyre janë nisur për në Kosovë. “Alo” dhe “Informer” kanë publikuar pamje të automjeteve të ushtrisë së Serbisë që sipas tyre kanë bërë lëvizje në drejtim të kufirit me Kosovën.

Kolona të gjata të automjeteve ushtarake serbe janë xhiruar gjatë rrugës për në Kosovë. Portalet serbe nuk kanë bërë të ditur nëse pamjet janë xhiruar dje gjatë ditës së aksionit të madh të policisë së Kosovës në veri.

Pamjet
Pamjet

“Alo” gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se automjetet e ushtrisë serbe janë nisur për në Kosovë, paralajmërim i mohuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb