SERBI- Pas zgjedhjes së Aleksandar Vuçiç si president i Serbisë, kanë filluar spekulimet se kush do ta zërë vendin e tij në krye të qeverisë serbe. Emri më i lakuar për këtë post, është zëvendësi aktual i Vuçiç,  Ivica Daçiç , i cili edhe më parë ka qenë kryeministër.
Për median serbe “novosti”, i pyetur nëse do të kalonte në karrigen e kryeministrit, Daçiç është përgjigjur se pa marrë parasysh pozitën në qeverinë e ardhshme serbe, edhe më tej do të bashkëpunonte shkëlqyeshëm me Vuçiç.
“Ai duhet ta marrë vendimin për kryeministrin. Nuk kemi i folur për këtë. Kjo do të jetë temë në fund të majit”, ka thënë Daçiç duke shtuar se askush nuk do t’i besonte po t’i thoshte se do ta refuzojë post. Përveç Daçiç, “novosti” përmend edhe emra të tjera ndër të cilët edhe ai i Tomislav Nikoliç.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: