SHKUP- Muajt e fundit shqiptarët nga Kosova po blejnë masivisht prona në Maqedoni, me “xhepat plotë” ata nuk pyesin për çmimin e pronave edhe në vendet më tërheqëse, pohojnë agjencitë e pasurive të patundshme, për mediat maqedonase. Prona të paluajtshme janë blerë kryesisht në Tetovë, Gostivar dhe Shkup.

Pothuajse 80 për qind e banesave të ndërtuara rishtas në Tetovë dhe Gostivar janë blerë nga qytetarët e Kosovës. Ata paguajnë deri në 700 euro për metër katror.

Përveç Tetovës dhe Gostivarit, tendenca e shqiptarëve të Kosovës për të blerë një shtëpi vërehet edhe në Ohër. Sipas mediave maqedonase, shqiptarët përdorin një ndërmjetës për të blerë banesën, nga frika se blerja e apartamenteve mund të shkaktojnë reagime negative nga ana e popullatës lokale.

“Përveç shqiptarëve, edhe maqedonasit nga Shqipëria gjithashtu kërkojnë apartamente në Tetovë dhe Gostivar,” tha agjencia.

Mediat raportojnë se ky problem u vu në qendër të vëmendjes kur u mor vesh se mijëra qytetarë po lënë Kosovën për shkak se ata janë të zhgënjyer me gjendjen ku jetojnë.

Mediat thonë gjithashtu se një problem tjetër për qytetarët e Kosovës është regjimi i rreptë i vizave për në Bashkimin Europian.

Edhe pse Prishtina zyrtare e ka filluar negociatat për heqjen e regjimit të vizave, duket se marrëveshja është ende larg, thonë mediat, për këtë shkak është rritur edhe numri i kërkesave për azil në Europën Perëndimore dhe gjendjen e paqëndrueshme politike në Kosovë dhe Metohi.

Kjo është arsyeja pse një numër i madh qytetarësh e shohin shpëtimin në marrjen e pasaportave serbe, me të cilat mund të hyjnë lirisht në Bashkimin Evropian.

Belim Becaj, analist politik nga Prishtina, thotë se nuk ka asnjë arsye tjetër përveç asaj financiare për të bërë qytetarët të largohen nga Kosova, dhe se autoritetet duhet ta parandalojnë atë.

“Qytetarët janë të zhgënjyer dhe për këtë arsye po ikin. Kur një qytetar ka probleme financiare ai nuk i kushton vëmendje nëse do largohet me pasaportë serbe, ruse apo maqedonase. Kushtet e jetesës në Kosovë janë të vështira dhe kjo është arsyeja pse ka ikje masive”, -tha Becaj.

BE-ja ka dhënë tashmë një “alarm të kuq” për shkak të valës së azilkërkuesve nga Kosova dhe kërkon që autoritetet në Prishtinë t’ju shpjegojmë qytetarëve të tyre se kjo është e pamundur.

Burimi kryesor i të ardhurave të qytetarëve të Kosovës është ndihma nga diaspora, dhe 1 në tre familje ka dikë që punon në Gjermani apo Zvicër.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: