PRISHTINE-Kreu i PDK-së nuk e ka në mend që të pranojë formulën sipas së cilës Isa Mustafa do të bëhej kryeministër ndërsa vetë Thaçi do të mbetej vetëm deputet.
Sipas burimeve të gazetës ‘Tribuna’, në rast se presidentja Jahjaga insiston që të zbatojë mandatin e saj deri në vitin 2016, atëherë Thaçi pretendon që të jetë kryeministër edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.

 

Sipas të njëjtave burime, në rast të një pamundësie që këtë ta bëjë me LDK, kreu i PDK-së do të kërkojë që të realizoj këtë qëllim në një formulë tjetër koalicioni me Nismën apo AAK-në, ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

 

Burimet e ‘Tribuna’ gjithashtu kanë theksuar se Thaçi nuk po gjen arsye se përse të tërhiqet dhe të mundësojë që rivali kryesor i tij në zgjedhje të bëhet kryeministër, pasi që është fitues i garës së 8 qershorit dhe nuk ekziston më blloku i te gjitha partive tjera parlamentare që me një zë refuzonin bashkëpunimin me te.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb