NGA ANILA JOLE*

Mediat belge shkruajnë se ‘truri’ i sulmeve terroriste në Belgjikë ishte një shtetas belg me origjinë nga Maroku, që pasi ishte kthyer nga lufta në Siri, organizoi sulmet nga Greqia ose nga Turqia. Mediat botojnë gjithashtu edhe foton e të dyshuarit, para sulmit. 27 vjeçari, i cili është bashkuar me rradhët e organizatës Shtetit islamik, është një belg me origjinë marokene, i cili u rrit në Molenmpeek, një lagje popullore e Brukselit. Mediat pretendojnë se autoritetet belge kanë qenë në kontakt me homologët e tyre grekë për të kërkuar atyre të ndërhyjnë kundër “trurit” të pretenduar të bërthamës terroriste, por përpjekja nuk pati rezultat. Disa telefonata të kryera në telefonin e tij janë identifikuar nga Greqia dhe nga Turqia. Personi që shihet në foto shfaqet në disa video propagandistike të internetit Shtetit islamik. Në njërën prej tyre, drejton një automjet që tërheq katër kufoma, të vrara nga militantët. Dy të dyshuar u vranë të enjte natën në një shkëmbim zjarri me policinë në Vervie. 13 persona u arrestuan në Belgjikë, nga të cilat pesë janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë terroriste.” Dy nga anëtarët e dyshuar të grupit terrorist, u arrestuan në Francë teksa tentonin të largoheshin drejt Italisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: