SHBA- Vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina duket se do të transferohet nga spitali për në shtëpinë e saj, ndërsa aty pritet të kaloi dhe ditët e saj të fundit. Lajmi është bërë publike nga mediat britanike, ndërsa ato kanë cituar portalin “Radar”.

Sipas këtyre informacioneve, mësohet se babai i saj, Bobby Brown ka kundërshtuar transferimin e saj për në shtëpi. Vajza e Whitney Houston mbahet në jetë me aparatura që prej 31 janarit, pasi ajo u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta.

“Ata janë duke planifikuar të lënë spitalin, e për ta sjellë në shtëpi”, – deklaroi burimi. Bobby Brown, që në fillim nuk ka qenë dakord që të fikeshin aparaturat që mbanin gjallë vajzën e tij, ndonëse shpresat që Bobbi të shërohet janë pothuajse zero.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: