TIRANE
Në Medicus nga Daljana Sejdia, në News24, u trajtua refluksi gastroezofageal(GERD).
Refluksi shkaktohet nga zhvendosja e sekrecioneve të stomakut në ezofag dhe më pas në gojë. Refluksi është një problem shëndetësor që ndikon negativisht në jetën e një personi, duke sjellë jo rrallë herë dhe komplikacione, nëse lihet pa trajtuar.
Refluksi është një sëmundje që mund të kontrollohet me ndryshime të thjeshta të stilit të jetesës dhe me ilaçe, për cilat dr. Nerida Dhigoi, gasteohepatologe këshilloi në studion e Medicus.