Kreu i Partisë Republikane, ka njoftuar se ndodhet në Bruksel në një aktivitet dy ditor të organizuar nga EPP dhe ECR.
Në një postim në rrjetet sociale, Mediu ka bërë me dije se të pranishëm janë edhe deputetët edhe deputetët e PD Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, ndërsa ka zbuluar edhe detaje nga takimi me kryetarin e Partive Popullore Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore.
Sipas Mediut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATOs dhe vend i cili kërkon të bëhet anëtar i BE.
Postimi i plotë:
Bruksel në parlamentin Europian
🔹Së bashku me kolegët e Partisë Demokratike, Vokshi, Tabaku dhe Bylykbashi jemi në një aktivitet 2 ditor të organizuar nga EPP dhe ECR.
🔹Gjatë takimeve me kryetarin e Partive Popullore Manfred Ëeber dhe deputetë të partive popullore grupi më i madh në pralmentin Europian shpjeguam situatën e rëndë në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërhyrjen dhe ndikim e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e shtetit dhe administratës në zgjedhje.
🔹Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATOs dhe vënd i cili kërkon të bëhet anëtar i BE.
🔹Nevoja për një qeveri kujdestare është domosdoshmëri, për zgjedhjet, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mbaj larg duart e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet