Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se drejtësia e re po bën “gjueti politike”.

Mediu theksoi se nëse mendohet se SPAK vendos, atëherë ky do ishte fundi i demokracisë. Ai tha se në rastin e tij, SPAK nuk po respekton ligjin.

“Drejtësia nuk është SPAK, ajo që vendos është gjykata. SPAK është institucion i prokurorisë. Prezumimi i pafajësisë është e drejtë themelore. Ajo që bëjmë ne është që vendosim SPAK mbi gjykatat dhe nuk mund të jetë kështu.

Nëse mendohet se SPAK vendos, ky është fundi i demokracisë. Drejtësia e re po bën “gjueti politike”. S’mund të kthehemi tek drejtësia popullore. Në rastin tim, SPAK nuk ka respektuar ligjin”, u shpreh Mediu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb