Kryetari republikan Fatmir Mediu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se duhet një tjetër sistem zgjedhor në vend.

Mediu theksoi se do ishte mirë që të jetë një sistem zgjedhor që do të kishte lista të hapura e politikanët të zgjidhen direkt nga populli.

Mediu: Ngjarjet zhvillohen gjithmonë në një kontekst të caktuar. Absolutisht ndonjëherë njerëzit mendojnë se janë të pavarur. Ndërkombëtarët nuk duan të keqen, por vetëm të mirën në vend. Unë ndahem me Bashën në faktin se secila parti duhet të marrë përsipër sistemin politik etj dhe Shqipëria të vendoset mbi gjithçka.

Duhet sistem i hapur, sepse krijon një ambient tepër të mirë. Nuk ka asnjë nga ne aftësi ekstra-tokësore.  Qeveria nuk duhet konceptuar si e Ramës, Bashës, Kryemadhit etj, por duhet që t’iu shërbejë qytetarët.  Duhen që të përfaqësohen qytetarët.

Ngjela: Kjo është fatkeqësi e pakicës, ik bind Mulin. Dakord, por nuk ka gjë në dorë.

Mediu: Unë kam abstenuar për ndryshimet kushtetuese.

Ngjela: Nëse nuk ndryshohet sistemi, ç’do bësh…

Mediu: Unë do bëj luftën time, se politika është betejë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb