DURRËS- Partia Republikane është e bindur që Agron Duka është kandidati i duhur, i cili do i sjellë fitoren të djathtës në zgjedhjet e Bashkisë së Durrësit. Për këtë arsye PR-ja ka mbledhur sot strukturat për të sqaruar gjithçka ndodh, në një kohë që ende PD-ja nuk ka konfirmaur Dukën si kandidatin zyrtar të së djathtës.

Mediu u shpreh i gatshëm të mbështesë një kandidat tjetër të PD-së, por vetëm nëse do të garantonte fitoren në Durrës, në të kudërt PR-ja do dalë e vetme në zgjedhje.

“Ne jemi në negociata, jemi treguar të hapur nëse PD ofron një mundësi tjetër, një kandidat me shanse më të mëdha ne do ta mbështesim, por duhet të jemi transparentë, të tregojmë kush do jetë kandidati tjetër. Qendrimi ynë është që e djathta të mblidhet, të bashkohet dhe të garantojë fitoren, të diskutojmë bashkë se si do vijojnë negociatat. Por nëse ato nuk janë të drejta, nëse nuk respektohen gjithë individët, ne do të gjykojmë për rrugën tone”,- tha Mediu, ndërsa shtoi se “Në çdo rrethanë, në çdo vendim nuk mund të vihet në diskutim pozicioni i PR. Ne nuk bëjmë pazare, jemi në krah të së djathtës, kemi dendruar me PD edhe në momentet e saj më të vështira, do vazhdojëm të jemi në opozitë. Ne jemi në negociata, do vazhdojmë të vetëm në mbështetje të zotit Duka, mesa duket PD do të shkojë e vetme në zgjedhje”.

Mediu sqaroi se ka qënë vetë kryedemokrati Basha, ai që i propozoi Dukës të kandidonte, por siç shoti ai, ka pasur disa intriga brenda PD dhe se deri më tani nuk është arritur në një konkluzion, ehde pse negociatat vazhdojnë.

“Bashkë me Dukën kemi diskutuar disa herë me zotin Basha, i kemi kërkuar të ulemi, të gjejmë një kandidat, ai këmbënguli që Duka të kandidonte si kryetari i Bashkisë së Durrësit. Pra, zoti Duka nuk ka kërkuar por i është kërkuar me insistim të kandidojë. Për mos tu futur në një problem organizuam disa sondazhe përfundimtare, ku dilte si kandidati më favorit brenda të djathtës. Basha na tha që zoti Duka duhet të fillonte të ndërtonte strukturat dhe punën për fushatë. Tani jemi në një realitet pak të çuditshëm, duket se diskutimet e brendshme brenda PD kanë nxjerrë edhe intriga të ulëta se gjoja Durrësi iu takon atyre dhe jo PR, por Durrësi mbi të gjitha është I qytertarëve. PR dhe PD të bashkohen që Durrësi të fitohet për qytetarët, që të garantojë raporte korrekte me qytetarët”.

“Për tu përfaqësuar në zgjedhje me zotin Agron Duka u mbështeta tek ambicia e tij politike dhe integriteti që ka brenda politikës së të djathtës, është një nga njerëzit më të aftë, e ka mbajtur dhe e mban derën hapur për çdo qytetar…Sot jemi përballë zgjedhjeve lokale të vështria, pasi reforma territoriale nga Rama e Meta u bë për mainpulimin e zgjedhjeve në tavolinë, me kalkulimet që kanë bërë. Në këtë këndvështrim ne si PR dhe PD duam të shikojmë të bëjmë më të mirën. Kjo është më e mira që ti japim qytetit figura fituese. Duam kandiat që garantojnë mbështetjen e qytetarëve. PR nuk ka kërkuar 13 bashki. Nuk kërkojmë ndarje zonash, por propozim fuigurash që të garantonin fitore. Kërkuam transparencë dhe kolegjialitet. E kemi të detyrueshme të dalim me qendrime të përbashëkta”,- tha Mediu ndër të tjera.

DUKA: UNË NUK JAM AVENTURIER, DO RESPEKTOJ VENDIMET E PARTISË
Më tej vetë Agron Duka deklaroi se ai do të respektojë çdo vendim të marrë për kandidatin përfundumtar të Durrësit, ndërsa shpresoi që në vend të tij të vihej një figurë që siguron fitoren.

“Ishin struktuat e PD të Durrësit që më kërkuan të kandidoja. Ne bëmë dy sondazhe dhe dolëm shumë mire, pastaj edhe zoti Basha na kërkoi kandidimin dhe PD bëri sondazhe. Nuk është se çdo gjë ka marrë fund, jemi në këtë situatë jo shumë të qartë. Por sido që të shkojnë punët unë nuk jam aventurier do marr vendime në bazë Partisë. Nëse gjeni kandidat tjetër që na siguron fitoren. Nuk është problem nëse tqërhiqem unë nga gara apo jo, hajde ta mbështesim të gjithë nëse është fitues”,- komentoi Duka.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb