Kreu republikan Fatmir Mediu ka marrë pjesë në punimet e Konventës Republikane në Milwaukee, atje ku Donald Trump u zyrtarizua edhe formalisht si kandidat për President në zgjedhjet e nëntorit.
Mediu ka publikuar disa foto nga takimet që ka pasur, mes të cilëve edhe me Eric Trump, djalin e Donald Trump. “I shpreha në emër të gjithë shqiptarëve solidaritetin me Presidentin Trump dhe familjen e tyre mbas atentatit kundër Presidnetit Trump në Pensilvania. Përgjigja e tij jemi të gjithë në dorë të Zotit dhe të gjithë vlen të reflektojmë për një Amerikë të fortë dhe të bashkuar”, shkruan Mediu.
Postimi i Fatmir Mediut
Gjatë Konventës Republikane në Milwaukee ishte kënaqësi të takohesha me djalin e Presidnetit Trump Eric Trump, i cili mbajti një fjalim për politikat e kandidatit për President Trump natën e fundit të konventës.
“I shpreha në emër të gjithë shqiptarëve solidaritetin me Presidentin Trump dhe familjen e tyre mbas atentatit kundër Presidnetit Trump në Pensilvania.
Përgjigja e tij jemi të gjithë në dorë të Zotit dhe të gjithë vlen të reflektojmë për një Amerikë të fortë dhe të bashkuar”.
🔹Një moment tjetër i vecantë ishte takimi me përfaqësuesit e ligjit nga shumë shtete të cilët ishin në gjithë qytetin për të garantuar masa të rrepta sigurie, por me një sjellje jashtëzakonisht korrekte.
🔹Momentet më mbreslënse për mua ishin takimi me delegatët e Teksasit, Alabamës dhe Karolinës së Jugut në mëngjeset ku isha i ftuar nga miqtë e mi në Kongres, njerëz të mrekullueshëm që kishin ardhur aty për një Amerikë më të mirë, si dhe ndjeheshe mirë nga respekti dhe dëshira e tyre për të njohur më shumë Shqipërinë dhe cfarë mendonim Ne për Amerikën, vecanërisht kur mësonin pak për historinë ndërmjet dy vendeve tona, pavarësisë dhe Presidentit Wilson, Presidentit Bush, Klinton etj për antarësimin në NATO apo pavarësinë e Kosovës dhe padyshim faktin që shqiptarët janë populli më pro Amerikan në Europë.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)