TIRANE- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pohoi sot se rolin kryesor për negociatat PS-PD e luan Rama dhe Basha dhe jo ish-lideri i demokratëve, Sali Berisha.

Pasi la zyrën e ish-kryetarit të PD-së, Mediu, një nga iniciuesit e tryezës së djeshme ku u ulën për dialog partitë politike, theksoi se i takon Bashës detyra për të përfaqësuar opozitën.

“Negociatat nuk po i bën as Berisha, dhe askush tjetër, por Basha dhe Rama. Po presim të përfundojnë ata takimi. Basha ka përgjegjësi maksimale dhe në raport me PD dhe jo vetëm me opozitën. Opozita ka qenë luajale në rolin që ka luajtur Basha”, tha Mediu.

Sipas Mediut, kjo do të jetë një marrëveshje me vlerër por u shpreh se nuk është i vënë në dijeni për datën e zgjedhjeve.

“Do jetë një marrëveshje që do ketë vlerë. Nuk kam idenë kush do jetë data e zgjedhjeve, por duhet bërë arsyetim logjik nëse ndryshohet ajo e vendosur në paketën McAllister+, që është 16 korrik. Në Paketën që ne kemi pranuar data e zgjedhjeve ka qënë 16 korrik, por nëse ka një datë tjetër duhet të ketë një shpjegim logjik. PR dhe PD janë gjithnjë bashkë, Basha flet në emër të të gjitha partive, të LZHK-së, Partisë Agrare, Partisë Republikane,” tha Mediu.
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: