TIRANE

Lidhur me pjesëmarrjen e ulët në votime gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu. Përmes një postimi në facebook, Mediu shkruan se ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

“Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve rrefuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, rrefuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës. Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.

Nuk mund të jenë në krye të bashkive kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët.” Shkruan Mediu ndërsa shton se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje te lira dhe te ndershme është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb