TIRANE

Në situatën ku është aktualisht politika shqiptare, dy aleatët e partisë demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka mendojnë se përtej çdo gjëje tjetër më e rëndësishmja është që palët të ulen të gjejnë një marrëveshje.


Në këto kushte për Mediun dhe Dukën, bashkëpunimi për kodin zgjedhor nuk do të kishte asnjë vlerë në momentin që nuk ka një vullnet politik, për të ndalur shit-blerjen e votës.



Kreu i republikanëve dhe ai i agrarëve megjithëse thonë se palët duhet të gjejnë një marrëveshje, janë të vendosur për të mos u tërhequr nga kushti i tyre për largimin e kryeministrit edi rama dhe krijimin e një qeverie pa të.

Fatmir Mediu kërkon nga opozita që jo thjesht të evidentojë problematikat por dhe të japë zgjidhje.

Ndërsa kreu i PAA, Duka i pyetur për mundësine e kandidimit të tij për bashkinë e durrësit, e le të hapur si mundësi.

Teksa janë të vendosur në kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, dy aletatët e partisë demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka thonë se palët duhe të ulen dhe të gjejnë një marrëveshje. Pas arritjes së një marrëveshje thonë ata mund të flitet për ndryshime në kodin zgjedhor.  Për dy aleatët e selisë blu, vullneti politik është shumë më i rëndësishëm sesa disa ndryshime ligjore.

(BalkanWeb)