“Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare është një problem serioz që ka tejkalura Shqipërinë ai është prezent nëshumë vende të Europës.”- kështu shprehet kreu i PR-së, Fatmir Mediu pas takimeve të zhvilluara në Gjermani.

Whatsapp Image 2019 06 07 At 11.00.06

Gjatë qëndrimit në Berlin, Mediu zhvilloi takime në Bundenstag me anëtare te Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD. Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj.

“Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri janë prezent në cdo takim. Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues qëllimisht, po shkatërrohet pluralizmi politik, vjedhja e votave nga bandat me urdhër të Rilindjes në 2017 e kanë futur Shqipërine në një krize të paprecedentë. Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farsë në 30 qershor, vetëm me një kandidat të zgjedhur prej tij.

Whatsapp Image 2019 06 07 At 11.00.06 (1)

Shqipëria është në prag konflikti prandaj mbeshtetja e Bundestagut vecanërisht deklarata e Z Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt janë një mbeshtetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.”- shprehet Mediu.

Whatsapp Image 2019 06 07 At 11.00.06 (2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb