Policia italiane në Rimini të Italisë ka zhvilluar një mega-operacion, duke shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës. Trafiku i lëndës narkotike kryhej kryesisht në tri shtete në Shqipëri, Itali dhe Spanjë.


Karabinierët kanë arrestuar gjithsej 18 persona, ndërsa janëe sekuestruar 130 kilogramë drogë. Operacioni u shtri në tetë provinca italiane, në Rimini Bologna, Ferrara, Ravenna, Modena, Vercelli, Terni dhe Matera, në Barcelonë të Spnjës dhe në Vlorë të Shqipërisë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.


  • foto galeri

Hetimet, të zhvilluara nga kompania e karabinierëve Borgo Panigale dhe të koordinuara nga Prokuroria Publike e Bolonjës, identifikuan një shoqatë kriminale, të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe afrikanë të Veriut, që vepronin në lëvizjen e sasive të mëdha të marihuanës dhe hashashit në boshtin Spanjë-Itali, të destinuara për sheshet e tregut të Bolonjës.


Dyshohet se kjo shoqatë kriminale, përpos se merrej me trafik droge, kishte të zhvilluar edhe veprimtari të tjera të jashtëligjshme si tregtia e armëve, grabitja etj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb