Aktorja 36-vjeçare tha për median se nuk ishte ndjerë kurrë mirë me pamjen e saj dhe se kishte punuar vazhdimisht për të qenë më rehat me lëkurën e saj. Yll i ‘Transformers’ tha:

“Unë kam dismorfi trupore. Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk ka asnjë pikë në jetën time ku e kam dashur trupin tim. Kurrën e kurrës”.

Bukuroshja tha gjithashtu për median se dismorfia e trupit të saj kishte filluar që në moshë të vogël. Ajo kujtoi: “Kur isha e vogël, ky ishte një obsesion që kisha si ‘duhet të dukem kështu’.”

Megan përfundoi duke thënë se ka të ngjarë të vazhdojë të shqetësohet për fizikun e saj edhe në të ardhmen.

  • foto galeri

“Udhëtimi për të dashur veten do të jetë i pafund, mendoj”.

Fox ka folur dhe më parë për trajtimin e dismorfisë së trupit gjatë një interviste me British GQ Style që u botua në vitin 2021. Gjatë takimit me median, ylli i Jennifer’s Body tha se ajo kishte të bënte me ‘shumë pasiguri të thella’ në lidhje me imazhin e saj. Aktorja u shpreh më tej se ndihej sikur bukuria nuk barazohej me besimin. Ajo deklaroi:

“Ne mund të shikojmë dikë dhe të mendojmë: Ai person është kaq i bukur. Jeta e tyre duhet të jetë kaq e lehtë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: