Megan Fox u shfaq në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e fryrë, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë.

Aktorja 38-vjeçare në videon e këngës shfaqet me barkun dukshëm të fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë duke luajtur me një vajzë të vogël.

Titujt e fundit i hutuan edhe më shumë fansat, pasi në një moment shkruhej: Prezantimi: Baby Violet Leika”.

Përdoruesit e mediave sociale kanë vënë në dyshim nëse Foxx është shtatzënë në jetën reale. Të tjerë e uruan çiftin pa pritur asnjë konfirmim.

Megjithatë, shumë të tjerë theksuan se Fox bëri disa paraqitje publike këtë verë pa u dukur shtatzënë.

Një përdorues i Reddit gjeti një koment në Instagram nga një grua që pretendon se është nëna e fëmijës në video, duke konfirmuar se Fox “nuk është” shtatzënë dhe se “ishte vetëm për videon”. Gjithashtu, gruaja shtoi se “vajza ime e vogël bëri shumë mirë dhe u argëtua shumë”.

Foxx dhe Kelly as nuk i kanë konfirmuar e as mohuar thashethemet për shtatzëninë.

Aktorja e njohur më herët ka treguar se ka pësuar një abort gjatë lidhjes me muzikantin. Kelly e trajtoi abortin në këngën e tij “Don’t Let Me Go” vitin e kaluar dhe Fox shkroi për humbjen “me të vërtetë tragjike” në librin e saj me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”. Për më tepër, në nëntor 2023, Fox i tha revistës WWD se humbja ishte “më e vështirë” për t’u përballuar sesa shtatzënia e saj e mëparshme ektopike, duke çuar në “shumë pikëllim dhe dhimbje”.

Çifti, megjithatë, ndezi thashethemet se ata janë ndarë në vitin 2023, me Fox që konfirmoi në një episod të podcast-it të saj ‘Call Her Daddy’ në mars se ata nuk janë më të fejuar. Ndërsa ylli i ‘Jennifer’s Body’, i cili ndan tre fëmijë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, nuk e specifikoi statusin e marrëdhënies së saj me MGK në atë kohë, ajo tha: ‘Do të ketë gjithmonë një lidhje me të, pavarësisht se çfarë bëhet. Nuk mund të them se cila do të jetë cilësia [e marrëdhënies sonë]”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb