Aktorja e njohur Megan Fox u bë nënë për herë të katërt, duke sjellë në jetë fëmijën e saj me ish-partnerin, Machine Gun Kelly. Lajmin e lumtur e ndau vetë reperi përmes një postimi në Instagram.
“Më në fund është këtu! Fara jonë e vogël qiellore,” shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me një video prekëse, ku shfaqet duke mbajtur për dore foshnjën e porsalindur.
View this post on Instagram
Fox ka edhe tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Brian Austin Green, nga i cili u divorcua në vitin 2020. Ndërkohë, Machine Gun Kelly ka një tjetër fëmijë nga një lidhje e mëparshme.
Ish-çifti u nda në nëntor të vitit 2024, vetëm dy javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Raportimet tregojnë se mes tyre ka pasur komunikim të kufizuar, megjithatë Fox dëshiron që Machine Gun Kelly të ketë një rol aktiv në jetën e fëmijës.
Ndonëse u përfol se reperi e kishte tradhtuar, ai i mohoi këto akuza. Pavarësisht marrëdhënies miqësore mes tyre, Megan Fox nuk ka ndërmend të rikthehet me të. “Ajo i ka thënë qartë se lidhja e tyre ka përfunduar përgjithmonë”, tha një burim për Us Weekly.